Një përleshje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në Lipjan ku janë plagosur dy persona, Policia me këtë rast ka arrestuar pesë persona, shkruan Gazeta Metro.
Pesë persona janë arrestuar si pasojë e një përfshirje në një përleshje të armatosur mes 2 grupeve në Lipjan.
Policia në vendin e ngjarjes ka konfiskuar armë automatike, prodhim kinez me karikator e cila është përdorur gjatë kësaj përleshje.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rrahje në mes vete dhe gjatë përleshjes si pasojë e përdorimit të armës lëndime trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët janë dërguar për në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes njësitë policore kanë konfiskuar një armë automatike, prodhim kinez me karikator pa fishek. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net