Loading…

Arrestohen 5 persona në Gjilan: Falsifikonin dokumente italiane për të shkuar në Zvicer

  • 15/04/2019 | 11:39

Arrestohen 5 persona në Gjilan: Falsifikonin dokumente italiane për të shkuar në Zvicer

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, të pandehurve G. V., S. K., G. E., F. V. dhe A. SH, transmeton Gazeta Metro.


Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, më 12 prilli pandehuri G.V., në pikën kufitare Dheu i Bardhë, me qëllim të përfitimit pasuror, ka tentuar që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me veturën e tij t’i transportonte në Zvicër.

Gjatë kontrollit, në pikën kufitare, është konstatuar se të njëjtit posedonin dokumente të falsifikuara.

Në këtë mënyrë, i pandehuri G.V., dyshohet të ketë kryer veprën penale ”kontrabandimi me migrantë”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa, të pandehurit S.K., G.E., F.V., dhe A.SH., dyshohet që më 10 prill 2019, te qendra tregtare ”Jora Center”, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, me qëllim të përfitimit pasuror dhe shfrytëzimit të dokumentit si origjinal, kanë ndryshuar dhe kanë përdorur dokumentet e falsifikuara si origjinale, në atë mënyrë që të pandehurit F.V. dhe A.SH., me dije i kanë përdorur letërnjoftimet e falsifikuara italiane, të cilët i kanë blerë nga 1300 – 1500 euro, nga i pandehuri G.E., të cilat i njëjti i kishte siguruar nga i pandehuri S.K.

Me këto veprime, të pandehurit S. K., G. E., F. V. dhe A. SH., dyshohet që në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale ”falsifikim i dokumentit” të KPRK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë