Janë shoqëruar në stacionin policorë 5 aktivistë të Vetëvendosjes për aksionin “Drejtësi për Astritin”.
Në deklaratën e publikuar Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se Policia e Kosovës po mbanë në stacionin policor në Besianë pesë aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Ata janë: Nurije Demaliaj, Nol Nushi, Blerim Maqestena, Arbër Sfishta dhe Kreshnik Gega u shoqëruan për në polici pasi kishin bërë grafite që kërkojnë drejtësi për aktivistin Astrit Dehari që vdiq në burg më 5 nëntor 2016.
Sipas tyre ky sistem që e ka burgosur Astritin pa asnjë fakt është i njëjti që ende nuk e ka bërë askënd të japë përgjegjësi për vdekjen e Astritit brenda institucionit të sigurisë.
“Po ky sistem sot, po do që t‘i heshtë zërat që kërkojnë drejtësi për Astritin. Por kjo kërkesë nuk mund të anulohet sepse po kërkohen anekënd Kosovës. Qytetarët nuk mund të pajtohen me padrejtësinë e vdekjes së Astritit dhe me faktin që ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi. ‘Drejtësi për Astritin’ është thirrja jonë e pareshtur deri në realizimin e saj si kërkesë.”, kanë thënë ata.
Arrestimi i aktivistëve sot nga Vetëvensosje u pa si skandal i radhës i këtij pushteti. /gazetametro.net