Loading…

Arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë në Itali, shikoni si i grabisnin shtëpitë e italianëve

  • 29/06/2022 | 23:03

Arrestohen 4 ‘skifterët’ shqiptarë në Itali, shikoni si i grabisnin shtëpitë e italianëve

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për grabitjen e katër banesave.

Sipas mediave italiane 4 shqiptarët nga mosha 22 deri në 37 vjeç, kacavirreshin nëpër muret e banesave, dhe hynin në dhoma përmes ballkonit, ku edhe kryenin vjedhjet e tyre spektakolare.

Mediat e huaja, kanë publikuar dhe pamjet, ku tregohet momenti se si shqiptarët, grabisin si nëpër filma shtëpitë në Itali.

Në video shihet se si njëri nga shqiptarët, nga brenda banesës hedh nga dritarja objektet e vjedhura, ndërsa 2 të tjerë presin poshtë për t’i kapur. Me vrap i çojnë drejt makinës në të cilën me sa duket i priste shqiptari i katërt. Pasi shqiptari  brenda shtëpisë del, vrapojnë drejt makinës dhe zhduken.

Tre shqiptarët të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç janë gjurmuar në Rodano të provincës së Milanos, ndërsa i katërti në zonën Niguarda të Milanos.

Hetimet kanë nisur me identifikimin e njërës prej makinave të grabitura në një nga banesat.

Mes përndjekjes, kamerave të sigurisë dhe përgjimeve telefonike e mjedisore, hetuesit  kanë rikonstruktuar skemën e bandës dhe katër vjedhjet në banesat e kryera javën e kaluar.

Pasi mbaronin punë, ata zbrisnin përmes çative

VIDEO

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë