Loading…

Arrestohen 4 shqiptarë në Gjermani, kapen me dokumente false

  • 14/01/2017 | 20:17

Arrestohen 4 shqiptarë në Gjermani, kapen me dokumente false

Policia gjermane ka ndaluar në kufi 4 shqiptarë të cilin udhëtonin me autobusin që vinte nga Austria, pasi janë kapur me dokumente false.


Katër shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur kishin dokumente false, ndërsa janë kthyer përsëri në Austri dhe nuk janë lejuar të hynë në Gjermani. Policia gjermane ka shtuar masat e kontrollit pas valës së refugjatëve, sidomos në kufijtë me Austrinë dhe Italinë, ku një numër i refugjatëve kanë hyrë në vitet e fundit, shkruan “allgaeuhit.de”.

Në vazhdën e këtyre aksioneve të enjten në Lindau u kontrolluan 12 emigrantë, të cilët kishin probleme me dokumentacionin dhe tentonin të hynin nga Austria në Gjermani.

Në linjën e autobusit Turin-Munih janë ndalur emigrantë nga Shqipëria, Pakistani, Iraku dhe vendet tjera afrikane. 4 shqiptarë janë kthyer përsëri në Austri dhe nuk janë lejuar të hyjnë të territorin gjerman, kurse ndaj disave policia ka vendosur edhe gjoba prej 650 euro.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë