Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kapën me 1.2 kg kokainë të pastër.
Mediat italiane raportojnë se operacioni u krye nga policia e Peruxhia. Mësohet se dy prej tyre u arrestuan teksa udhëtonin në dy mjete, ndërsa atyre iu sekuestruan 3 mijë euro para cash si dhe disa telefona.
Ndërkohë, gjatë kontrollit të karabinierëve atyre iu gjet në papafingon e banesës sasia e drogës dhe materialet për paketimin e dozave të lëndës narkotike.
‘Ansa’ shkruan se shqiptari tjetër u kap teksa i shiste ‘mallin’ një klienti të ti, ndërsa i janë gjetur dhe 22 doza droge si dhe 1600 euro.