Loading…

Arrestohen 3 shqiptarë në Gjermani, punonin ‘në të zezë’

  • 16/04/2017 | 16:11

Arrestohen 3 shqiptarë në Gjermani, punonin ‘në të zezë’

Policia federale gjermane në bashkëpunim me organet doganore kanë bastisur një furrë të madhe në Wickede, ku kishte dyshime se po punonin punëtorë ilegalë, shkruan “backwelt.de”.


Ata kanë kontrolluar kartat e identitetit të katër punëtorëve, ku tre prej tyre i kishin italiane, por të gjitha ishin false, pasi të gjithë ishin shqiptarë.

Ata kishin falsifikuar dokumentet në mënyrë për t’iu ikur procedurave dhe të llogariteshin si qytetarë të Bashkimit Evropian.

Personi i katërt kishte pasaportë të vlefshme shqiptare, si dhe leje të punës në Gjermani. Ai u mundua që me mimikë t’iu thotë të mos flasin asgjë, përcjell albinfo.ch.

Tashmë, tre shqiptarët ndodhen në paraburgim në Buren.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë