Loading…

Arrestohen 2 tifozët holandez që rrahën shqiptarin në Tiranë

  • 26/05/2022 | 14:14

Arrestohen 2 tifozët holandez që rrahën shqiptarin në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar sot arrestimin e dy shtetasve holandez për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.


Shtetasit D. B., 23 vjeç dhe D. H., 21 vjeç në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin shqiptar A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja ka ndodhur një ditë para finales së Ligës së Konferencës në Rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Sipas raportimeve në media, tifozë te skuadrës holandeze ishin në gjendje të dehur kur u futën në konflikt me shqiptarin

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë