Loading…

Arrestohen 18 persona për trafikim me njerëz

  • 06/03/2017 | 17:43

Arrestohen 18 persona për trafikim me njerëz

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha formave të trafikimit me njerëz, në koordinim edhe me Prokuroritë Themelore ka ndërmarrë një operacion të gjerë në gjithë Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se si rezultat i realizimit të operacioneve policore janë arrestuar tetëmbëdhjete (18) persona të dyshuar si dhe në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dymbëdhjetë (12) telefona celular dhe njëmijë e nëntëqind e pesëdhjetë e pesë (1955) euro, para të gatshme, kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Këto janë operacionet që janë realizuar nga Policia e Kosovës:

Më 27.02.2017, pas një hetimi të zhvilluar nga NJHTQNJ Mitrovicë, në një lokal në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë është arrestuar i dyshuari, B. K, i lindur më 1995, mashkull kosovar shqiptar, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Mundësimi ose Detyrimi në Prostitucion”. Me vendim të prokurorit të shtetit të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, i njëjti është dërguar në mbajtje.

Më 28.02.2017, në rajonin e Prizrenit është arrestuar një e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”, ndërsa dy të dyshuar tjerë (një femër dhe një mashkull) janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës: “Marrje me Prostitucion”. Lidhur me rastin, është njoftuar Prokurori i Shtetit pran Prokurorisë Themelore në Prizren, me vendim të të cilit pas intervistimit të personave të dyshuar, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt.

Më 01.03.2017, NJHTQNJ-Prishtinë, ka arrestuar të dyshuarin L.A, i lindur më 1978, mashkull kosovar shqiptar, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mundësimi ose detyrimi në Prostitucion” dhe të dyshuarën K.R, e lindur më 1988, femër kosovare serbe, nën dyshimin për kryerjen e Veprës Penale “Bashkë-kryerje”. Me vendim të Prokurori të Shtetit pran Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të dy të dyshuarit janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Më 01.03.2017, DHTQNJ, e asistuar nga Prokuroria Themelore Pejë, ka realizuar një plan taktik për arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në veprën penale: “Trafikim me njerëz me qellim të shfrytëzimit seksual dhe pune të detyruar të viktimës”, duke i strehuar dhe detyruar të punojnë me klient të ndryshëm me qëllim të përfitimit pasuror. Gjatë aksionit janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull.

Më 02.03.2017, pas një hetimi të bërë nga NJHTQNJ-Mitrovicë-Veri, është bërë arrestimi i dy personave S.V, lindur më 1971, mashkull kosovar serb dhe M.J, e lindur më 1984, femër kosovare serbe, për shkak dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën kundërvajtje “Marrje me Prostitucion”. Të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Më 04.03.2017, hetuesit policorë të DHTQNJ-së, të asistuar nga Njësia Speciale Operative, Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Prokuroria Themelore Prizren, ka ushtruar një kontroll në një lokacion në fshatin Reqan të Prizrenit. Gjatë operacionit policor, janë arrestuar shtatë persona të dyshuar lidhur me veprat penale “Marrje me Prostitucion” dhe “Bashke-kryerja”. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit kompetent i dyshuari E.K i lindur më 1959, mashkull kosovar shqiptar, dërgohet në ndalim policor, ndërsa të gjashtë tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Më 06.03.2017, NJHTQNJ Gjilan, ka arrestuar të dyshuarën R.A e lindur më 1981, femër shqiptare shtetase e Serbisë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Trafikimi me njerëz”. Me vendim të Prokurorit të shtetit, e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në vend dhe realizimin e detyrave dhe autorizimeve në funksion të zbatimit të ligjit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë