Loading…
Arrestohen 10 persona në Gjermani, dyshohet kishin planifikuar të bëjnë vrasje masive
  • 22/03/2019 | 17:22

Arrestohen 10 persona në Gjermani, dyshohet kishin planifikuar të bëjnë vrasje masive

Dhjetë persona të dyshuar për organizim të sulmeve terroriste janë arrestuar në Gjermani. Besohet se ata kishin planifikuar të bëjnë vrasje masive duke e përdorur një veturë dhe armët e zjarrit.


Prokurorët gjermanë kanë thënë se dhjetë personat e dyshuar po hetohen për organizim të vrasjes së një numri sa më të madh të njerëzve.

Personat e arrestuar janë të moshës nga 20 deri 42 vjeçare, ndërsa arrestimi i tyre është bërë në rajonin e Frankfurtit.

Nuk janë dhënë hollësi për përkatësinë etnike të personave të dyshuar.

Prokurorët kanë thënë se të dyshuarit kryesorë janë një djalë 21-vjeçar nga qyteti Offenbach, i cili ndodhet afër Frankfurtit, dhe dy vëllezër 31-vjeçarë nga Ëiesbadeni, të cilët besohet se kanë lidhje me komunitetin e islamistëve salafistë në këtë zonë.

Sipas faqes “FNP”, personat e dyshuar për terrorizëm kanë pasur kontakte me shitësit e armëve dhe e kishin porositur një veturë.

Gjatë procesit të arrestimit të tyre janë gjetur rreth 20 mijë euro kesh dhe disa thika. Policia ka konfiskuar edhe dokumente dhe të dhëna elektronike, shkruan “Daily Mail”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë