Loading…

Arrestimi i Haradinajt mund të bëhet problem për vet Serbinë

  • 06/01/2017 | 15:36

Arrestimi i Haradinajt mund të bëhet problem për vet Serbinë

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të enjten u paraqit para gjykatës në qytetin francez Kolmar, e cila vendosi që ai të mbetet në paraburgim derisa të mirret vendimi mbi kërkesën e ekstradimit, në bazë të fletë arrestit ndërkombëtar të Serbisë.


Dusan Janjic, kryetari i Forumit për marrëdhënje etnike, vlerëson për Danas se është shumë indikative se gjykata në Francë ka diskutuar për atë se a është fletarresti për Haradinajn e motivuar politikisht, gjë që tregon për shkallën e ulët të besimit në akuzat të cilat vijnë nga Serbia, si dhe për atë se a i referohet aktakuza asaj që për çka dy herë i është gjykuar Haradinajt në Hagë.

Dusan Janjic

“Nuk besoj që Haradinaj do të ekstradohet sepse në dhjetëra aktakuza të cilat Serbia i ka dërguar vetëm në një rast është bërë ekstradimi. Serbia duhet të ndërtojë shtetin ligjor, që do të thotë se ministresha e drejtësisë dhe të tjerët duhet t’i rishikojnë të gjitha aktakuzat dhe të gjitha “lista të zeza”, në mënyrë që t’i shmanget shfytëzimit të kritereve politike të Slobodan Milosevic’it të viteve 1998 dhe 1999, gjatë ngritjeve të aktakuzave. Nëse Haradinaj nuk ekstradohet, do të përballemi me pasojat e mëdha për reputacionin e Serbisë, dhe serbëve të Kosovës, si dhe kur është fjala për plotësimin e kritereve nga kapitulli 24 mbi negociatat për anëtarësim në BE, konsideron Janjic, dhe shton se Serbia mund të marrë një shuplakë të madhe juridike, ndërkombëtare dhe politike e cila nuk i nevojitet në këtë kohëra të vështira”, ka thënë Janjic, transmeton gazetametro.net.

Florian Qehaja, drejtori i Qendrës kosovare për studime të sigurisë, thotë për Danas se Haradinaj është arrestuar me siguri për shkak të aktakuzës së plotësuar të Serbisë.

Florian Qehaja

Shtetet mund të plotësojnë dhe të lëshojnë fletë arreste, derisa në rastin e Haradinajt me siguri ekziston edhe interesi politik që t’i shkaktohen bezdisje politike. Gjithashtu, kjo lëvizje mund të shkaktojë shkatërrimin e dialogut aktual në Bruksel për shkak të presionit të shtuar publik në Kosovë që ai dialog të ndërpritet.

“Nga ana tjetër, mendoj që Kosova mund të zbatojë masat e reciprocitetit ashtu që do të lëshojë fletë arreste për të dyshuarit të krimeve të luftës nga Serbia, hyrja e të cilëve në Kosovë do të bllokohet derisa nuk gjendet një zgjidhje politike në lidhje me aktakuza. Duke marrë parasysh anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Interpol sivjet, pritet që do të ndërmirren masa të reciprocitetit në mënyrë që të arrihet një koncenzus për këtë çështje”.

Të përkujtojmë që Kroacia gjithashtu paralajmëron qytetarët e vet në lidhje me këtë temë sepse Serbia retroaktivisht lëshon fletë arreste për gjithë territorin e ish Jugosllavisë, përfundon Qehaja.

Ramush Haradinaj është liruar më 2012 nga Tribunali i Hagës nga përgjegjësia për krime lufte. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë