Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta pritet të vizitojë vendin tonë gjatë ditës së sotme. Cak i tij është selia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të cilën ai do ta vizitojë për t’u takuar me zyrtarë të kësaj partie, në shënjë mbështetjeje në këto kohë që lideri i tyre, Ramush Haradinaj, po mbahet në paraburgim në Francë.
Qëllimin e vizitës së kryeparlamentarit shqiptar e konfirmoi për gazetametro.net edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
“Tani po e presim, për 20 minuta Meta do vie në seli të partisë, në mbështetje të Ramushit”, ka thënë Lekaj për gazetametro.net
Po sipas Lekajt, vizita e Ilir Metës po bëhet vetëm në emër të përkrahjes së tij për liderin Haradinaj.
Ndryshe, është raportuar se Ramush Haradinaj do të qëndrojë në paraburgim, deri sa Serbia të kërkojë zyrtarisht ekstradimin e tij. /gazetametro.net