Loading…

Arrestimi i Agim Ademit, Muriqi: Ka reflektuar keq edhe te ne futbollistët

  • 27/03/2023 | 18:03

Arrestimi i Agim Ademit, Muriqi: Ka reflektuar keq edhe te ne futbollistët

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Andorrës, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ku javën e kaluar kryetari Agim Ademi u arrestua nën dyshimet se ka keqpërdorur buxhetin e FFK’së, transmeton Gazeta Metro.


Katër ditë para ndeshjes së parë kualifikues për ‘Euro 2024’ ndaj Izraelit, i pari i FFK’së u arrestua nga policia e Kosovës për shkak se dyshohet se ka kryer dy vepra penale si ‘Keqpërdorimi i besimit’ dhe ‘Shmangie nga tatimi’.

Nga FFK po pretendojnë se organet e rendit kanë hyrë në objektin e FFK’së dhe hotelin ku po qëndron Kombëtarja paautorizim.

Rreth kësaj situate të krijuar ka folur edhe sulmuesi i Mallorcas, i cili tha se këto gjëra do të ishte mirë që të mos ndodhin, sepse kanë reflektuar keq te futbollistët.

”Ne si futbollistë jemi këtu për ta përfaqësuar shtetin tonë, kështu që janë ngjarje që mirë do të ishte të mos ndodhin. Shkurt e shqip normal që reflektojnë keq për çdo njëri në Federatë por edhe tek ne si futbollistët por tash duhet të shohim përpara. S’kam ndonjë përgjigje konkrete, me relefktu ka reflektuar por me një rezultat pozitiv do të duhej ta tejkalojmë këtë situtatë,” tha ai.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Andorrës luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë