Loading…

‘Armiqtë’ në një tavolinë, kujt me kë po i shkon muhabeti (Foto/Video)

  • 03/06/2017 | 18:18

‘Armiqtë’ në një tavolinë, kujt me kë po i shkon muhabeti (Foto/Video)

Shumica e vendeve të Ballkanit, vazhdojnë të kenë marrëdhënie të tensionuara mes tyre, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhëniet që Kosova, Kroacia, por edhe Bosnja kanë me Serbinë.


Shumicën e kohës këta liderë i hasim duke e kritikuar njëri – tjetrin, me deklarata ku jo rrallëherë përmendet edhe lufta, shkruan gazetametro.net.

Mirëpo, presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Kranj në kuadër të procesit Brdo-Brioni, për të diskutuar bashkëpunimin rajonal, ekonominë dhe lidhjet ekonomike, stabilitetin dhe përkushtimin ndaj vlerave evropiane.

Përveç bllokut të temave serioze, pjesëmarrësit e samitit kanë gjetur pak kohë për të ecur, folur dhe për të ngrënë drekë së bashku.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, edhe pse me një deklaratë ku tha se Serbia nuk do të mund të pranohet në BE përpara Kosovës, acaroi presidentin serb Aleksandar Vucic, sërish shihet teksa bisedon i relaksuar me homologun e tij serb.

Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic shihet teksa bisedon i relaksuar edhe me homologun e tij malazez Filip Vujanovic, edhe pse këto vende vazhdojnë të kenë një raport jo fort të mirë, që nga tentim-puçi në Mal të Zi ku ishin të infiltruar shumë serbë, disa edhe pjesë e strukturave të sigurisë në Serbi.

Presidenti kosovar, shihet edhe në një foto tjetër teksa mundohet t’i shpjegojë diçka ministrit të Jashtëm serb Ivica Dacic, dhe ky i fundit duket se e dëgjon me vëmendje.

Gjithashtu, raporte të tensionuara, vazhdojnë të kenë edhe Kroacia e Serbia. Këto dy vende kohëve të fundit kanë konkuruar njëra-tjetrën, me blerje të armatimit të rëndë.

Presidenti serb Vucic, duket se tregohet shumë i sjellëshëm edhe me presidentin shqiptar Bujar Nishani, i cili është i sëmurë pasi ka probleme lëvizjen e nërës dorë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë