Loading…

Armët në shkolla, ministria ndërmerr këtë veprim

  • 29/06/2022 | 13:58

Armët në shkolla, ministria ndërmerr këtë veprim

E pyetur për çështjen e sigurisë së nxënësve, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se tashmë është krijuar një grup punues i angazhuar në përmirësimin e sigurisë së nxënësve.


Ky grup punues është formuar pas një aksioni të Policisë së Kosovës në afërsi të shkollave në Ferizaj, ku janë gjetur një numër i madh i armëve, pistoleta, thika e drogë.

“Kemi krijuar një forum gjithëpërfshirës ku nuk kemi përfaqësues vetëm nga policia por edhe përfaqësues nga institucione, organizata relevante si dhe prindërit”.“Tashmë është formuar ky grup punues dhe po punojmë intensifikisht që të kemi ambiente sa më të sigurta për nxënësit”.

“Jemi te fokusuar në parandalim, vetëdijesim dhe ndërgjegjësim për të shmangur çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve”, tha Nagavci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë