Loading…

Armëpushim dyjavor SHBA- Iran, ky është plani 10 pikësh i Teheranit shërben si bazë për negociata

  • 08/04/2026 | 08:55

Armëpushim dyjavor SHBA- Iran, ky është plani 10 pikësh i Teheranit shërben si bazë për negociata

Presidenti Donald Trump njoftoi se ka rënë dakord për një armëpushim dy-javor me Iran, vetëm pak orë para nisjes së sulmeve ndaj regjimit ekstremist, transmeton Gazeta Metro.


Ai theksoi se pezullimi i sulmeve ushtarake vjen me kushtin që Irani të rihapë menjëherë Strait of Hormuz dhe të garantojë sigurinë e kalimit të anijeve në këtë rrugë strategjike.

Trump e cilësoi këtë armëpushim si një hap të rëndësishëm drejt një marrëveshjeje më të qëndrueshme.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, Irani ka paraqitur një plan me 10 pika si bazë për negociatat, i cili përfshin kërkesa kyçe për përfundimin e tensioneve me SHBA-në.

Pikat kryesore të propozimit përfshijnë: 1) largimin e sanksioneve amerikane, 2) pezullimin e rezolutave ndërkombëtare kundër Iranit, 3) garanci për mos-agresion nga SHBA, 4) fund i sulmeve ndaj Iranit, 5) kontroll të Ngushticës së Hormuzit nga Irani, 6) procedura për kalim të sigurt të anijeve, 7) tërheqjen e forcave amerikane nga rajoni, 8) pezullimin e armiqësive në Lindjen e Mesme, 9) pagesa dëmesh për humbjet e shkaktuara nga konfliktet, dhe 10) lirimin e aseteve të ngrira të Iranit.

Trump deklaroi se armëpushimi është i përkohshëm, por mund të shërbejë si hap drejt një marrëveshjeje më të gjerë.

“Pothuajse të gjitha pikat e mosmarrëveshjeve të së kaluarës janë rënë dakord midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por një periudhë dy javore do të lejojë që marrëveshja të finalizohet dhe përmbyllet,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e negociatave të qeta dhe të strukturuara.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se plani iranian nuk është bërë ende publik si dokument i nënshkruar dhe shërben vetëm si bazë për diskutime.

Palët do të përdorin këtë periudhë dyjavore për të saktësuar detajet dhe për të negociuar një marrëveshje më të qëndrueshme, ndërkohë që rihapja e Hormuzit dhe pezullimi i sulmeve mbeten kushtet kryesore për vazhdimin e bisedimeve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë