Loading…

Armend Zemaj sqaron idenë e LDK’së për Demarkacionin

  • 02/05/2017 | 20:05

Armend Zemaj sqaron idenë e LDK’së për Demarkacionin

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar idenë e partisë së tij për zgjidhjen e problemit të Demarkacionit.


Në emisionin Imazh ai ka thënë se ky problem është keqkuptuar.

“Duhet të gjendet një zgjedhje që ka të bëj me fqinjësi të mirë. Ne kemi pasur takime me kryeministrin, i cili është edhe krye i LDK-së. Kemi takime pune. Ka iniciativa që deputetët ta japin kontributin e vet kur është interesi i qytetarëve të Kosovës, para se të vihet në votim”, ka thënë ai.

Zemaj ka bërë me dijë se brenda vitit të vendosen korniza, dhe të rinegocionohen pikat që janë të atakuara, qoftë nga banorët apo njohës të fushës. Ai ka thënë se interesi i deputetëve është të mos lënë pasoja.

Zemaj ka thënë se opozita në Kuvendin e  Kosovës, nuk ka dhënë ndonjë ide për zgjidhje të problemit.

Ai është shprehur se duhet vullnet për të zgjidhur problemin e demarkacionit dhe sipas tij Mali i Zi e ka këtë vullnet.

“Duhet zgjidhjet konkrete që e kërkojnë qytetarët e vendit. Ne tani po kërkojmë një qartësim, jo bajraktarizëm. Deputetët e Kuvendit të Kosovës, qofshin të pozitës e opozitës, e dojnë vendin e vet”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se për Demarkacionin duhet të ketë pajtim të brendshëm.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë