Loading…

Armend Thaqi flet për Metron, pasi goli i tij u shpall më i miri i xhiros në Conference League

  • Nga

  • ELION NUZA

  • 07/10/2022 | 12:56

Armend Thaqi flet për Metron, pasi goli i tij u shpall më i miri i xhiros në Conference League

Para pak çastesh goli i mbrojtësit të krahut të djathtë të Ballkanit, Armend Thaqi u shpall goli i javës në Conference League. Në një prononcim për Gazeta Metro kapiteni i kampionëve në fuqi të Kosovës tregoi në mënyrë të detajuar si e mori vendimin të godas drejt portës.


Ballkani mbrëmë shkroi historinë e futbollit kosovar. Klubi nga Suhareka u bë skuadra e parë kosovare që arrin të triumfoi në një ndeshje të grupeve të ndonjë kompeticioni europian, ku mposhti Sivasspor me rezultat 3-4.

Për Gazeta Metro golashënuesi i golit të parë në këtë triumf historik, deklaroi se është ndjenjë e veçantë që goli i tij të vlerësohet aq lartë nga një kompeticion i madh.

”Ndjenja më e mirë deri tani sepse të zgjidhet goli më i mirë në një kompeticion kaq të madh, normale është që të bën të ndihesh shumë mirë dhe krenar.”

”Në momentin që e pashë që mbrojtësi gaboi dhe më erdhi topi mua e pranova topin dhe e shikova që këndi ishte shumë i hapur ishte portieri më në anën tjetër dhe vendosa të godas, eci për mrekulli dhe topi shkoi aty ku duhej të shkonte,” përfundoi ai.

Golin e 29-vjeçarit e komentoi edhe medium i njohur spanjoll ‘Marca’, e cila e cilësoi gol ‘alla Beckham.’

Kujtojmë se në garë me golin e Thaqit ishin edhe golat e shënuar nga Alex Baena (Villareal), Christian Kouame (Fiorentina) dhe Euclides Cabral (Apollon). Lidhur me këtë UEFA hapi një votim se cili gol menduan tifozët që ishte më i miri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë