Loading…

Armatimi i kapur në veri kishte kapacitet të arrinte deri në Prishtinë

  • 25/09/2023 | 15:00

Armatimi i kapur në veri kishte kapacitet të arrinte deri në Prishtinë

Armatimi që është gjetur dje në afërsi të manastirit të Banjskës së Zveçanit, ka pasë kapacitet që të arrijë deri në Prishtinë.


Kështu i ka thënë një burim Klan Kosovës.

“Me gjithë atë armatim që u gjetë, sulmuesit do të mund të depërtonin deri në Prishtinë, po të mos hasnin në rezistencë të mirëfilltë”, tha ky burim.

Ndërkohë, edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla,ka thënë se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.

Sveçla, këto detaje i dha nga vendi i ngjarjes mbrëmë, ku mbeti i vrarë rreshteri dhe i plagosur një zyrtar tjetër policor.

“Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të jashtëzakonshme të armatimit të rëndë këmbësorie eksploziv, logjistikë, ushqime pajisje për barrikada, lirisht mund të themi që ishin pajisje për disa qindra sulmues të tjerë”, u shpreh Sveçla. /Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë