Loading…

Arkeologët zbulojnë një skllav me pronarin e tij, 2 mijë vjet pasi që i mbuloi hiri vullkanik

  • 21/11/2020 | 20:34

Arkeologët zbulojnë një skllav me pronarin e tij, 2 mijë vjet pasi që i mbuloi hiri vullkanik

Zyrëtarët e Parkut Arkeologjikë të Pompeut kanë zbuluar mbetjet e dy trupave njeriu të mbuluar nga hiri i një shpërthimi të një villkani të quajtur Vezus, të para dy mijë viteve . Transmeton Gazeta Metro


Arkeologët të cilët punojnë në Pompei kanë zbuluar mbetjet e dy burrave të cilët kanë humbur jetën në shpërthimin vullkanik të para gati 2 mijë viteve.

Sipas zyrtarëve në parkun arkeologjik të Pompeit, njëri prej burrave , i moshës 30 deri 40 vjeçare , duket të ketë qenë dukush i statusit të lartë përderisa tjetri , mes 18 dhe 23 vjeç  skllav i tij, të cilët u zbuluan gjatë eskavimit të një ville të madhe në paralagjet e këtij qyteti Romak.

Arkeologët thane se ky është “zbulim i jashtëzakonshem” i cili na flet shumë jo vetëm për mengjesin kur ndodhi erupsioni, por edhe për mënyrën e jetesës në shoqërinë Romake. Pompei ka qenë njëri prej qyteteve më të rëndësishme të perandorisë Romake, kur në vitin 79 u mbulua nga hiri vulkanik dhe llava pas shpërthimit të vullkanit Vezuv.

Punimet në eskavimin e qytetit, i cili gjendet pranë Napolit, vazhdojnë edhe pse pikat turistike mbesin të mbyllura për shkak të pandemisë së COVID 19. Transmeton gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë