Loading…

Ariu shfaqet në Parkun e Gërmisë, apelohen qytetarët të shmangin shkuarjen atje

  • 05/09/2021 | 14:09

Ariu shfaqet në Parkun e Gërmisë, apelohen qytetarët të shmangin shkuarjen atje

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka apeluar qytetarët të mos e frekuentojnë Parkun e Gërmisë pasi para pak minutash policia e Kosovës ka treguar se është parë një Ari, shkruan Gazeta Metro.


Ariu i cili është parë aty nuk është pjesë e Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që ai të ketë ardhur nga shtigjet malore.

“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!”, thotë Ahmeti.

Njoftimi i plotë:

Apel për qytetarët!
Të nderuar qytetarë, ju bëjmë thirrje që t’i shmangeni frekuentimit të Parkut të Gërmisë, pasi para pak minutash kemi pranuar një informacion nga Policia e Kosovës se është vërejtur një Ari.
Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut.
Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë!. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë