Loading…

Arifi: VV parti ekstreme, të interesuar vetëm për shpërlarje truri

  • 24/05/2017 | 14:01

Arifi: VV parti ekstreme, të interesuar vetëm për shpërlarje truri

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, i është kundërpërgjigjur fyerjeve nga ana e Vetëvendosjes, duke thënë se kjo VV është e interesuar vetëm për shpëlarje truri, dhe se Kosovës nuk i duhet një parti e tillë ekstreme.

Arifi përmes një postimi në facebook, ka thënë ”Kosovës nuk i duhet asnjë ekstrem. Kosovës i duhet Ramush Haradinaj Kryeministër, shkruan gazetametro.net.

Arifi gjithashtu ka treguar për kohën kur kanë ofruar Shpend Ahmetin si kandidat, Vetëvendosje ka qenë shumë nervoze për këtë.

“Dorën në zemër vetëm kur ju kemi ofruar Shpend Ahmetin si kandidatë të përbashkët kanë qenë aq nervoz dhe aq të hidhëruar. Në atë kohë kur edhe zyrtarisht refuzuan ofertën tonë për listë të përbashkët me mandatarë apo bartës të listës nga VV u vërtetia se VV nuk është e interesuar për partneritet por për shpërlarje truri,” Ka shkruar Arifi.

Akuzat e Vetëvendosjes ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë shpeshtuar sidomos pas anulimit të debatit mes kandidatëve për kryeministër që është paraparë të zhvillohej të premten.

Ndërsa facebooku është bërë vendi ideal i politikanëve për ta bërë ketë. Edhe pse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata elektorale.

Ky është postimi i plotë i Avni Arifit:

Këto fyerjet e zyrtarëve të VV në llogari të Ramush Haradinajt shumë po ju shkojnë për fytyre. E qartë që janë të hidhëruar. Dorën në zemër vetëm kur ju kemi ofruar Shpend Ahmetin si kandidatë të përbashkët kanë qenë aq nervoz dhe aq të hidhëruar. Në atë kohë kur edhe zyrtarisht refuzuan ofertën tonë për listë të përbashkët me mandatarë apo bartës të listës nga VV u vërtetia se VV nuk është e interesuar për partneritet por për shpërlarje truri. Jo ju faleminderit. Kosovës nuk i duhet asnjë ekstrem. Kosovës i duhet Ramush Haradinaj Kryeministër./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë