Loading…

Arifi tha se dialogu fillon në shkurt, por serbët mendojnë ndryshe

  • 03/02/2018 | 18:11

Arifi tha se dialogu fillon në shkurt, por serbët mendojnë ndryshe

Shefi i ekipit kosovar në negociatat me Serbinë, Avni Arifi është demtuar nga zyrtarët e palës serbe, se dialogu Kosovë – Serbi, do të fillojë në muajin shkurt.

“Dialog nuk do të ketë në fund të shkurtit. Jemi gjithnjë në pritje të shikimit në vendngjarjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, thekson ekipi negociator serb.

Ekipi thekson se nuk do të lejojë që Arifi të caktojë datën e dialogut dhe shton se “ai është i ri në dialog” dhe me siguri “nuk di dhe duhet të mësojë” si bëhet caktimi i tij, raporton televizioni publik serb.

Dialogu midis Beogradit e Prishtinës është dashur të vazhdojë më 16 janar, por delegacioni i Beogradit e braktisi atë, meqë atë ditë u vra Oliver Ivanoviqi në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ndërsa, ishte vetë Arifi që për Koha.net çkonfirmoi se në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi, por tha se ende nuk është caktuar një datë e saktë.

“Dialogu do të jetë nga fundi i shkurtit por nuk është precizuar ndonjë datë apo pajtim me palën serbe. Përndryshe, nuk ka ndryshim”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë