Artistja Ariana Grande ka folur për herë të parë pasi njoftoi se, pas përfundimit të turneut “Eternal Sunshine” muajin e ardhshëm, do të tërhiqet përkohësisht nga vëmendja e publikut.
Gjatë një koncerti në Chicago, ajo theksoi se vendimi nuk ishte marrë si reagim ndaj kritikave, por ishte planifikuar prej kohësh.
“Njoftimi që u bë dje nuk ishte vendim i nxituar apo emocional. Ishte diçka që e kisha planifikuar në heshtje prej shumë kohësh”, tha ajo, sipas BBC.
Grande u përgjigj edhe shqetësimeve të fansave, duke theksuar se komentet negative nuk kanë ndikuar në vendimin e saj.
“Kam dëgjuar se fansat ishin të shqetësuar se negativiteti po më shkatërronte, por është krejt e kundërta. Duhet të vendosim kufij dhe çdo njeri ka nevojë për pushim ndonjëherë”, deklaroi artistja.
Si pjesë e kësaj pauze, Grande nuk do të marrë pjesë në mjuzikëllin “Sunday in the Park with George”, i planifikuar të shfaqet vitin e ardhshëm në Londër.
‘Kritikat dhe presioni publik’: Ariana Grande tërhiqet përkohësisht nga paraqitjet publike