Loading…

Arian Zeka: Mosformimi i Qeverisë mbyllë ndërmarrjet që kanë tenderë nga shteti

  • 10/12/2019 | 09:34

Arian Zeka: Mosformimi i Qeverisë mbyllë ndërmarrjet që kanë tenderë nga shteti

Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka njoftuar se mosformimi i institucioneve mund të ndikojnë në mbylljen e ndërmarrjeve që kanë tenderë nga shteti, transmeton Gazeta Metro.


Në një intervistë për EkonomiaOnline, Zeka thotë se ky problem mund të ndikojë që Kosova të filloj vitin 2020 pa buxhet të miratuar, nga e cila më së shumti do të pësojnë bizneset private deh gjysma e ndërmarrjeve të cilat janë të varura prej tenderëve të shtetit do të mbyllen.

‘Nëse tashmë ky është skenari i keq i mundshëm që qeveria e re nuk do të krijohet me kohë dhe Kuvendit nuk i dihet gjendja që të marr një projektligj për buxhetin për vitin 2020 dhe të njëjtin ta aprovojë. Do të ketë disa dispozita kalimtare që do të mundësojnë hyrjen në vitin e ri fiskal ose buxhetor me kufizime. Kjo do të thotë e kufizuar për sektorin privat meqenëse qeveria nuk do të mund të implementojë projektet e parapara kapitale për vitin 2020. Duke e ditur sa shumë është i varur sektorit privat nga aktiviteti dhe prokurorimi publik i institucioneve qeveritare. Kjo do t’i prek ata në aspektin e infuzionit të parasë së gatshme’, u shpreh Zeka.

Ndër të tjera, Zeka potencoi se në momentin kur Kosova ka nevojë për krijimin e vendeve të reja të punës, po mbyllen ato ekzistuese.

“Qeveria ose institucionet e shtetit mbesin blerësit më të mëdhenj të produkteve dhe shërbimeve atëherë do të ketë mundësi më të vogla për sektorin privat që të përfitojnë nga aktivitetit të prokurorimit publik. Kjo mund të qojë që një pjesë e vendeve të punëve të sektorit privat e sidomos ato ndërmarrje që janë të varura nga tenderët e shtetit do të mund të mbyllen, po flasim në një situatë kur ne kemi nevojë që të  krijojmë vende të reja të punës e jo mos ti mbyllim ato ekzistuese”, tha ai, duke kërkuar nga subjektet politike që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt, pasi që vetëm në atë mënyrë mund të jetësohen më shpejt prioritetet legjislative e politike, në kuadër të së cilave hynë edhe buxheti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë