Loading…

Ardian Nuhiu e vlerëson Trepçën’89: Jo rastësisht u rikthyen shumë shpejtë në Superligë

  • 12/08/2022 | 13:43

Ardian Nuhiu e vlerëson Trepçën’89: Jo rastësisht u rikthyen shumë shpejtë në Superligë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, ka folur në konferencë për shtyp para përballjes së nesërme kundër Trepçës’89. Ai ka vlerësuar skuadrën mitrovicase për rikthimin e saj të shpejtë në Superligën e Kosovës dhe pret një sfidë interesante nesër, transmeton Gazeta Metro.


Me fillim nga ora 17:00 nesër në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë do të takohen Trepça’89 dhe Drita në kuadër të javës së parë të Superligës së Kosovës.

Rreth këtij takimi trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu theksoi se gjithmonë përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë sjellë futboll të bukur.

”Nesër na pret një skuadër e cila për mendimin tim gjithmonë e meriton të jetë në Superligë ka dëshmuar edhe vitin e kaluar se shumë shpejt është rikthyer në Superligë. Gjithmonë përballjet mes neve dhe atyre kanë qenë shumë të forta dhe kanë sjellë lojëra cilësore. Skuadra kundërshtare ka ruajtur grupin dhe jo rastësisht është rikthyer në Superligë,” tha ai.

Kujtojmë se Drita kishte përfunduar sezonin e kaluar në pozitën e dytë në elitën e futbollit kosovar me 64 pikë të grumbulluara, kurse Trepça’89 ishte shpallur kampion në Ligën e Parë të Kosovës (Grupi A) dhe u rikthye vetëm pas një sezoni në Superligë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë