Loading…

Ardian Kastrati-Qeverisë Kurti: O bojlera, keni mendu që me qeveris është si me ja jep një xhiro me bicikletë

  • 24/01/2022 | 15:17

Ardian Kastrati-Qeverisë Kurti: O bojlera, keni mendu që me qeveris është si me ja jep një xhiro me bicikletë

Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati është lajmëruar nga shtëpia, pas një operimi që kishte derisa nuk ka harruar kritikat ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.


Kastrati përmes një postimi në Facebook, tha se nuk mund të ishte prezent në seancë pas operimit, e nuk do mund të ec me javë e për këtë sipas tij ‘’do gëzohet Albin Kurti.’’

‘’ O bojlera, keni mendu që me qeveris është si me dal para mahallës e me ja jep një xhiro me bicikletë.

As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete’’, shkroi Kastrati, bashkangjitur me një foto ku shihet me këmbën në allçi e një letër ku shkruan ‘’rrenci’’.

Tutje ai tha se për shkak të paaftësisë të kësaj qeverie i kanë marrë në qafë qytetarët.

Postimi i plotë:

”Miq,

më ka fik kjo këmbë që e operova e nuk pata mundësi me qenë prezent sot në Kuvend ….e qe besa nuk do mundem me ec edhe disa javë deri në Kuvend…. për çka Albini garant u gëzu.

Po a ka ma lehtë me këtë mashtrues me u ballafaqu!

O bojlera, keni mendu që me qeveris është si me dal para mahallës e me ja jep një xhiro me bicikletë.

As Maqedonia, as Shqipëria, as Mali i Zi, as Serbia nuk e kane shtrenjtu rrymën sa ju e as nuk kanë apliku reduktime në masën që ju bëni edhe pse kriza globale vlen edhe për këto shtete.

Për shkak të paaftësisë tuaj i morrët në qafë qytetarët o fëmijë të përgazët, o rrenca…..me këtë shtrenjtim po e futni në fukarallëk ekstrem qytetarin e Kosovës.

Merrni tash cucllat e nisjani me qajt e thoni 20 vjeçari, 20 vjeçari, ….ndërsa po degradoni çdo arritje 20 vjeçare në këtë vend.

MJERIM.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë