Arbnor Ramadani është zgjedhur futbollisti më i mirë i xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Futbollisti i Llapit u zgjodh “Ylli i Javës” pasi shkëlqeu në fitoren ndaj Ballkanit duke e shënuar golin e fitores dhe mjaft të rëndësishëm të ekipit të Tahir Batatinës.
Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Pas pranimit të këtij çmimi, Arbnor Ramadani u shpreh i lumtur për vlerësimin, duke e theksuar rëndësinë e ekipit dhe fokusin për ndeshjet e radhës.
