Loading…

Arbnor Muja debuton me Antwerp, ky është vlerësimi për të

  • 02/10/2022 | 22:16

Arbnor Muja debuton me Antwerp, ky është vlerësimi për të

Arbnor Muja ka debutuar sot me skuadrën e Royal Antwerp në ndeshjen kundër Kortrijk. Ai u inkuadrua në fushë në minutën e 44’të duke zëvendësuar mesfushorin, Kaya Miyoshi, transmeton Gazeta Metro.


Royal Antwerp pësoi disfatën e parë këtë sezon me rezultat 2-1 si mysafir i Kortrijk. Golin e vetëm për skuadrën e drejtuar nga Mark van Bommel e shënoi në minutën e 91’të nga penalltia sulmuesi, Vincent Janssen.

Muja zhvilloi një paraqitje solide me ç’rast u vlerësua nga SofaScore me notën 6.9.

Kujtojmë se 23-vjeçari kishte pasur një dëmtim gjatë kësaj kohe dhe i kishte pamundësuar atij të luajë me klubin belg.

Siç ishte raportuar në media transferimi i tij i kishte kushtuar Antwerpit rreth 400 mijë euro.  /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë