Një zhvillim i pazakontë është raportuar në prag të fillimit të Kupës së Botës, duke tërhequr vëmendje në komunitetin ndërkombëtar të futbollit.
Arbitri nga Somalia, Omar Artan, i përzgjedhur për të gjykuar ndeshje në turne, thuhet se nuk është lejuar të hyjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas raportimeve, edhe pse kishte mbështetje nga përfaqësia diplomatike në Nairobi dhe posedonte dokument udhëtimi diplomatik, ai është kthyer mbrapsht menjëherë pas mbërritjes.
Rasti ka shkaktuar reagime në botën e futbollit, ndërsa Artan është vlerësuar më herët si “Gjyqtari më i mirë afrikan i vitit 2025”. Deri tani nuk ka pasur sqarim zyrtar nga autoritetet amerikane për këtë vendim.