Qeverisë Kurti sot iu shtua edhe një zëvendësministër.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate të ZKM’së.
Kryeministri Kurti i ka uruar zëvendësministrit Vokrri suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
Arbër Vokrri është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë si dhe ka qenë kandidat për kryetar të degës së VV-së në Prishtinë, mirëpo në momentin e fundit ishte tërhequr.
Ai në sqarimin për tërheqje kishte thënë se nuk dëshiron përçarjen e degës dhe partisë dhe tërhiqet për ta lejuar Arben Vitinë që më pas të zgjedhet kryetar i degës pa kundërkandidat.