Loading…

Arbër Vllahiu tregon përse iu bashkua AAK’së

  • 25/05/2017 | 23:41

Arbër Vllahiu tregon përse iu bashkua AAK’së

Arbër Vllahiu, gazetari i kamotshëm, ka shpjeguar arsyet që e kanë çuar drejt aderimit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai, në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova, ka thënë se vendosi të bëhet pjesë aktive e politikës, pasi e pa mundësinë që të bëjë ndryshimet qe nevojiten tash e sa kohë.

“Jam këshilltar edhe i kryetarit Ramush Haradinaj edhe anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ardhja ime ka qenë një vlerësim i vendit, kur e vlerëson se vendi mundet me pas nevojë për ty. Ka një moment kur duhet të priten gjërat”, pohoi ai.

“Ne po flasim për probleme të mëdha të vendit, probleme që s’janë zgjidhur tash e 17 vjet”.

“Unë përfaqësoj tani një subjekt politik, i cili ka një koalicion të madh, që ka një vullnet të madh se e nesërmja mund të bëhet ndryshe, me një njeri që mund të bëjë ndryshime”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë