Loading…

Arbër Selmani në shkurt do të botojë librin “Kosova në 14 tregime kulturore, 2”

  • 13/01/2021 | 23:00

Arbër Selmani në shkurt do të botojë librin “Kosova në 14 tregime kulturore, 2”

Shkrimtari dhe gazetari Arbër Selmani, së shpejti do të botojë librin me shkrime gazetareske ‘Kosova në 14 tregime kulturore, 2’, përcjell Gazeta Metro.


Njëlloj sikurse me librin e parë edhe të 14 tregimet e librit të dytë janë botuar në gazetën për kulturë KultPlus, duke marrë një numër të madh të komenteve pozitive.

Libri ‘Kosova në 14 tregime kulturore, 2’ do të botohet gjatë muajit shkurt dhe do të ketë një promovim të vogël.

Selmani deri më sot ka botuar dy libra, njërin me poezi për fëmijë (Pse hidhërohet gjyshi – 2005) dhe librin me shkrime gazetareske ‘Kosova në 14 tregime kulturore’ – 2019.

Ai gjithashtu është shumë i njohur edhe për poezinë e tij ‘Kur vdiq baba’, e cila deri më sot është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe ka marrë një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale.

Arbër Selmani ka bërë të ditur se krahas kësaj aj do të bëjë edhe një përmbledhje të shkrimeve të tija letrare pjesë e së cilës do të jetë edhe poezia ‘Kur vdiq baba’. / KultPlus / GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë