Loading…

Arbër Pira i Malishevës: Kundër Llapit shkojmë për fitore, s’e kemi problem mbijetesën

  • 31/03/2023 | 14:28

Arbër Pira i Malishevës: Kundër Llapit shkojmë për fitore, s’e kemi problem mbijetesën

Llapi dhe Malisheva pas ndeshjes dramatike në Kupën e Kosovës para dy javësh, tani do të takohen përsëri por tani në kuadër të Superligës. Para këtij takimi për Gazeta Metro ka folur mbrojtësi i malishevasve, Arbër Pira.


Përmbysje e rezultatit, katër gola, lojë e ashpër dhe në fund vetëm pas ekzekutimit të penalltive u përcaktua skuadra gjysmëfinaliste e Kupës së Kosovës dhe ata ishin llapjanët që nuk gabuan asnjëherë nga pika e bardhë.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe nesër në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ me fillim nga ora 15:00. Siç thotë Pira në Podujevë do të kërkojnë të marrin pikët e plota.

”Për ndeshjen e nesërme kundër Llapit ne do të shkojmë për fitore. E dimë që Llapi ka një ekip shumë të mirë por besoj në ekipin tonë dhe shpresoj të marrim rezultat të mirë,” tha ai.

Malisheva nuk gjendet në pozitë të lakmueshme në renditjen tabelore dhe është në garë për mbijetesë, megjithatë mbrojtësi 28-vjeçar beson që në fund nuk do ta kenë problem mbetjen në elitën e futbollit kosovar.

”Sa i përket mbijetesës nuk besoj që do e kemi problem mbetjen në ligë sepse kemi një ekip të mirë,” përfundoi ai për Gazeta Metro.

Skuadra e drejtuar nga Bylbyl Sokoli pas 26 xhirove ka grumbulluar 29 pikë dhe është në vendin e shtatë, kurse Llapi radhitet dy pozita më lartë me 33 pikë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë