Loading…

Arbenita e ‘përqesh’ keq Feron me këtë postim

  • 01/10/2023 | 09:22

Arbenita e ‘përqesh’ keq Feron me këtë postim

Dyshja, Fero dhe Arbenita, vijojnë të krijojnë zhurmë në internet me postimet e tyre nëpër rrjetet sociale. Së fundmi, ka qenë Arbenita, ajo që duket se në një farë mënyre ka sulmuar Feron.


Dyshja, Fero dhe Arbenita, vijojnë të krijojnë zhurmë në internet me postimet e tyre nëpër rrjetet sociale. Së fundmi, ka qënë Arbenita, ajo që duket se në një farë mënyre ka sulmuar Feron.

Modelja bukuroshe ka postuar një video në “Instastory”, ku shfaqet një djalë duke qeshur dhe bashkangjitur shkruhet: “Le të kthehemi bashkë, kam ndryshuar”.

Përmes kësaj meme, Arbenita ka lënë të nënkuptohet se Fero në një farë mënyre i ka kërkuar të kthehen bashkë se ka ndryshuar por mesa duket kjo video tregon reagimin e modeles dhe paske qeshur me të madhe.

Kujtojmë që Arbenita dhe Fero kanë krijuar një zhurmë të madhe në shtypin rozë dhe kjo, jo vetëm për ndarjen e tyre por gjithashtu edhe për ngacmimet virtuale përmes rrjeteve sociale që i bëjnë njëri-tjetrit.

Ndërkohë që Arbenita është përpjekur t’i marrë me sportivitet shkrimet që bëhen në emër të saj, Fero nga ana tjetër ka kërcënuar gazetarët se nëse ata publikojnë shkrime për të dhe nëse preket familja e tij, ai do nxjerrë informacione për gazetarët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë