Loading…

Arben Gashi zbulon pse LDK po heshtë, ndryshe nga VV që ‘vërshon’ të dalë në televizor

  • 19/12/2019 | 22:28

Arben Gashi zbulon pse LDK po heshtë, ndryshe nga VV që ‘vërshon’ të dalë në televizor

Deputeti i zgjedhur i LDK’s, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij po anashkalon daljet publike për të ndrëtuar një klimë mirëbesimi me VV’n, të cilt sipas tij, po vërshojnë të dalin në televizor, shkruan Gazeta Metro.


Kshtu ka deklaruar ai në Debat Plus, ku ka thënë se të ndërtosh koalicion me një parti të majt siç ësht Vetëvendosje nuk është e lehtë.

Deputeti i zgjedhur i LDK’së ka thënë se kjo parti për shkak të negociatave ka anashkaluar daljen publike në televizione për të ndërtuar një klimë mirëbesimi ndërkohë që sipas tij nga pala tjetër ka pasur ‘vërshim’ të daljeve në studio televizive.

Gashi ka thënë se LDK në pozicionin që është as nuk mund ta propozojë kandidatin për president pasi për një gjë të tillë duhen 30 vota e që LDK i ka vetëm 28.

“Për t’u zgjedhur presidenti duhen 2/3 të jenë të pranishëm në sallë që ne bashkë me Vetëvendosjen nuk i kemi. Prandaj duam që kjo çështje vetëm të hapet e jo të përmenden emra”, tha ndër të tjera Arben Gashi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë