Loading…

Arben Gashi përplaset me Marko Djuric’in në Beograd

  • 13/10/2017 | 19:50

Arben Gashi përplaset me Marko Djuric’in në Beograd

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Arben Gashi ka marrë pjesë sot në Beograd në kuadër të Forumit për Siguri.


Gjatë këtij, forumi në një takim ka pasur polemika ndërmjet Gashit dhe drejtorit të ashtuquajturës “Zyrës për Kosovë”, Marko Gjuriq.

Ky i fundi disa herë ka emertuar në këtë takim çështjen e Kosovës si “Kosovë e Metohi”. Mirëpo, deputeti kosovar ka reaguar ashpër ndaj këtij qëndrimi të Gjuriqit. Në një prononicm për ‘Indeksonline’, deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka treguar më shumë për këtë rast.

Sipas tij, ishte e papranueshme të mos reagonte ndaj kësaj polemike.

“Kam pasur qëndrimin zyrtar të Kosovës dhe po ashtu kam deklaruar se në Serbi ka nevojë për ndryshime të thella në mënyrën e politikës dhe në aspektin kushtetues. Në rend të parë ka të bëjë me deklarimin tim për Kosovën në një takim me një debat publik ku z.Gjuriq 13 herë e përmendi fjalën Kosova dhe Metohi dhe unë i thashë nëse ju vazhdoni me këtë mund do të ju drejtohem për arsye se kjo gjuhë nuk na qon askund përpara. Po ashtu i tregova që duhet me ndryshu mendimin që ka për Kosovën pasi që Kosova është shtet i pavarur e që ka kushtetutën e vet i ka të gjitha sendet zyrtare, kufijte e njohur ndërkombtarisht dhe po ashtu Serbia duhet të i pranojë këto”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka shtuar duke thënë se pas fjalimit të tij, ka pasur edhe kundër-reagim nga Gjuriq.

“Element i tretë është se në Serbi duhet të ketë ndryshime kushtetuese që të hiqet Kosova nga aranzhmani kushtetues në Serbi. Ka pasur edhe kundër reagim nga z.Gjuriq mendoj që kundër reagimi i tij ke normal , atij i vjen mirë që unë jam në Beograd dhe mundem me i thënë ato gjëra lirisht pa pasur frikën që mund të ndodhë diçka e keqe .Edhe nëse do të ndodhte diçka e tillë unë jam përfaqësues nga Kosova dhe jap qëndrimet e këtij vendi pa marrë parasysh se a pajtohet pala tjetër”, ka përfunduar ai. Kujtojmë se në këtë takim Marko Gjuriq ka thënë se edhe Arben Gashi,thotë se janë të nevojshme ndryshimet në Kosovë dhe se këto ndryshime na nevojiten që të kemi ardhmëri. Por, sipas tij, shtetit të tyre i duhet konstruktiviteti dhe jo qasja destruktive.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë