Loading…

Arbana Xharra shfaqet në publik, për herë të parë pas sulmit (Foto)

  • 14/05/2017 | 20:04

Arbana Xharra shfaqet në publik, për herë të parë pas sulmit (Foto)

Anëtarja më e re e PDK’së, Arbana Xharra, është shfaqur sot për herë të parë në publik, pas sulmit fizik ndaj saj të premten pas mesnate.


Ajo është vizituar nga drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, i cili edhe e ka publikuar një foto me të në Facebook.

Buzhala, gjithashtu ka shkruar se Xharra është e pamposhtur, dhe ata që e kanë rrahur nuk e kanë ditur se sa shpejt çohet ajo.

“E rrehne, vec e pamposhtun. Sigurisht qe ata qe e kane rrezu per toke Arbanen ate nate, nuk e kane dite se sa shpejt çohet kjo. Garant me pas dite nuk ia kishin mesy”, ka shkruar ndër të tjera Buzhala.

Xharra përfundoi në spital pas një sulmi ndaj saj nga persona të panjohur, në parkingun e banesës, në kohën kur po kthehej nga një intervistë në një televizion në Tiranë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë