Loading…

Arbana Xharra i përgjigjet Mimoza Kusari – Lilës: Nuk e prisja nga ju

  • 25/01/2017 | 15:59

Arbana Xharra i përgjigjet Mimoza Kusari – Lilës: Nuk e prisja nga ju

Gjatë ditës së djeshme, kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, deklaroi se kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra, po ushqen urrejtje ndërfetare.

Reagim ky i cili erdhi si rezultat i një artikulli të Xharrës, ku ajo shkroi se protestantët në Gjakovë po detyrohen të varrosen pa kryq, duke akuzuar kështu për mungesë të tolerancës fetare komunën e Gjakovës.

Xharra sot u përgjigj lidhur me reagimin e Kusari-Lilës, transmeton gazetametro.net.

Ajo ka bërë publike edhe një hartë ku sipas saj tregohet se si dhe ku varrosen qytetarët e Gjakovës.

Tutje Xharra ka thënë se një sulm ndaj medias nuk e ka pritur nga e para e  Gjakovës.

Në vijim gjeni reagimin e plotë të Xharrës:

Kryetarja e Gjakoves, znj.Mimoza Kusari -Lila me ka akuzuar se une po ushqej urrejtje nderfetare, vetem pse kam raportuar qe edhe protestanteve duhet dhene nje hapsire per varreza sikurse komunitetet tjera fetare. (Kete ceshtje e ka ngritur edhe Departamenti Amerikan i Shtetit).

Ajo ne reagimin e saj nuk e permend qe varrezat jane te ndara sipas perkatesise fetare ndonese ne te njejtin vend. Kjo harte tregon qarte se si dhe ku varrosen qytetaret e Gjakoves. Nderkohe qe jane deklarata zyrtare te Kishes Protestante qe deklarojne per problemet qe kane me varreza, ajo duhet te ballafaqohet me akuzat e ketij komuniteti fetar e jo te fyej median. Une e pres prej disa kapadainjve kete sulm, por kursesi prej nje znj e cila ka kapacitet ta kuptoj nje shkrim gazetaresk! /gazetametro.net.

Harta e cila sipas Xharrës tregon se si dhe ku varrosen qytetarët e Gjakovësharta-xharra

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë