Britaniku Sir Jony Ive, i cili për më shumë se dy dekada ndihmoi Apple të bëhet kompania më e madhe në botë, është larguar për të krijuar sipërmarrjen e tij.
Sir Jonathan, dizajner i iMac, iPod dhe iPhone, do lë kompaninë amerikane në fund të këtij viti për të krijuar një firmë të tijën, LoveFrom, me Apple si klientin e saj të parë.
Jonathan tha se kjo është koha e përshtatshme për t’i thënë lamtumirë Apple dhe për të bërë ndryshim në karrierën e tij.
Shefi i Apple Tim Cook tha vlerësoi rolin e dizajnerit britanik në ringjalljen e Apple.
Por ky largim vjen në një kohë ku vala e ndryshimve ka përfshirë gjigantin e teknologjisë.
Shefi i shitjes me pakicë Angela Ahrendts u largua në prill, ndërsa investitorët kanë qenë të shqetësuar për rënien e shitjeve të iPhone.