Loading…

Apple do të përditësojë Sirin

  • 12/12/2016 | 21:22

Apple do të përditësojë Sirin

Apple kërkon të përmirësojë më tepër aftësitë e Sirit. Në të vërtetë Siri nuk ka arritur performancën që drejtuesit e Apple prisnin. Kjo lëvizje po realizohet si pasojë e platformave të tjera që po fitojnë më shumë vëmendje si për shembull Amazon Alexa Echo.


Po sigurisht Apple nuk mposhtet kaq lehtë. Burime brenda kompanisë amerikane kanë lënë të nënkuptohet se Apple mund të jetë duke punuar për një version të përmirësuar për Sirin.

A reporter walks by an Apple logo during a media event in San Francisco, California on September 9, 2015. Apple unveiled its iPad Pro, saying the large-screen tablet has the power and capabilities to replace a laptop computer. AFP PHOTO/JOSH EDELSON (Photo credit should read Josh Edelson/AFP/Getty Images)

Të njëjtat burime zbulojnë se Apple është duke punuar në një qendër të avancuar në Yokohama në Japoni. Ky projekt është planifikuar të përfundojë deri në fund të vitit.

Sipas burimeve, kompania do që Siri të jetë akoma më inteligjent si për shembull të ndihmojë përdoruesit në ruajtjen e baterisë, rekomandimin e këngëve që duhet të dëgjojnë në Apple Music, madje t’i kujtojnë përdoruesit edhe ku e ka parkuar makinën.

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë