Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova po viziton qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.
Ajo ka takuar komisionerë të qendrës duke përçuar mesazhin që të votohen njerëzit që janë të mirë, raporton Ekonomia Online.
E para e BE-së tha se Kosovës nuk i duhen njerëz të cilët janë të korruptuar.
Ndërsa ka bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Ajo gjatë ditës do të vizitojë edhe qendrën e votimit në Skenderaj, Graçanicë dhe Gjakovë.