Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova e ka parë si të rëndësishme dhe të dobishme që të dëgjojë përfaqësuesit e popullit rreth gjendjes së krijuar në politikë.
Në një takim që ka pasur me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës në Kuvendin e Kosovës ajo u ka kërkuar zhbllokimin e gjendjes politike, transmeton gazetametro.net.
Në një njoftim për media të kësaj zyre thuhet se në këtë takim pos tjerash u fol edhe për situatën ekonomike, liberalizimin e vizave, sundimin e ligjit dhe zbatimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe Agjendën e Reformës Europiane./gazetametro.net