Loading…

Apostolova: Mos ikni nga Kosova

  • 01/03/2017 | 14:12

Apostolova: Mos ikni nga Kosova

Shefja e Zyrës së BE-së Natalya Apostolova tha se të rinjtë duhet të shohin perspektivë jetese në Kosovë, e jo jashtë saj.


Apostolova gjatë lansimit të fushatës vetëdijesuese kundër emigrimit tha se të rinjtë kosovarë duhet të jetojnë në vendin e tyre.

“Kjo kampanjë ka për qëllim që qytetarëve të Kosovës t’u japë informata se Kosova është vend i qytetarëve, se të rinjtë duhet ta shohin jetën në Kosovë e jo jashtë”, ka thënë Apostolova.

Në fund të vitit 2014 dhe fillim të 2015-ës mijëra kosovarë lëshuan vendin duke udhëtuar nëpër Serbi drejt Hungarisë në kërkim të depërtimit në shtetet e fuqishme evropiane.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë