Loading…

Apostolova: Kandidatët për deputetë t’i polotësojnë standardet

  • 19/05/2017 | 16:19

Apostolova: Kandidatët për deputetë t’i polotësojnë standardet

Shefja e misionit të BE-së, Natalia Apostolova, pas nënshkrimit të memorandumeve, me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, dhe ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje te liderët politikë që të sigurojnë që në listat për deputet të vendosen kandidatët më të mirë të cilët i përmbushin standardet më të larta zyrtare.


“Bëj thirrje tek liderët politikë që të sigurojnë që në lista të vendosen kandidatët të mirë të cilët përmbushin standardet më të larta të zyrtarëve publikë. Më lejoni të inkurajoj qytetarët e Kosovës jashtë dhe brenda vendit që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të votojnë përfaqësuesit dhe për të ardhmen e tyre“, tha Apostolova.

Ajo po ashtu ka folur edhe për mision vëzhgues dhe qëllimin e nënshkrimit të memorandumit me ministrin në detyrë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se përmes këtij memorandumi KQZ-ja, garanton qasje dhe lehtësi për misionin vëzhgues të BE-së.

“Përmes këtij memorandumi KQZ, do të garantoj lehtësi dhe qasje të misionit vëzhgues të BE-së dhe anëtarët e saj për aspektin që ndërlidhen me procesin zgjedhor. KQZ vlerëson lartë interesimin e BE-së për të vëzhguar këto zgjedhje dhe konsiderojmë se do t’i kontribuoj rritjes së besueshmërisë me integritetit të procesit zgjedhor“, tha Daka.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë