Loading…

Apeli zgjidhi 130 raste – me vepra penale kundër korrupsionit zyrtar

  • 30/01/2017 | 12:29

Apeli zgjidhi 130 raste – me vepra penale kundër korrupsionit zyrtar

Gjykata e Apelit, përmes një kumtese ka treguar se gjatë viti 2016 ka pasur në punë 174 lëndë kundër korrupsionit zyrtar.


Prej tyre 17 kanë qenë të trashëguara nga vitet paraprake ndërsa 157 kanë ardhur gjatë viti 2016. Më se shumti lëndë, plot 100, janë klasifikuar si vepër penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, 27- përvetësim në detyrë, 3 – mashtrim në detyrë, 21 – marrje e ryshfetit, 2- dhënie e ryshfetit, 10- ushtrim ndikimi, 2- nxjerrje e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, 4 – zbulim i fshehtësie zyrtare, po kaq edhe falsifikim i dokumentit zyrtar, ndërsa vetëm 1 arkëtim dhe pagesë e kundërligjshme.

Nga krejt këto Departamenti i Krimeve të Rënda i kësaj gjykate, deri me 31 dhjetor të vitit të kaluar ka arritur t’i zgjidh 130 raste, ndërsa vitin 2017, e ka filluar me 44 raste të pazgjidhura, transmeton gazetametro.net.

Gjykata e Apelit edhe në këtë vit do të vazhdoj t’i trajtoj me prioritet të gjitha lëndët e kësaj natyre.  /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë