Loading…

Anulohet manifesti i 29 vjetorit të themelimit të LDK-së në Lipjan

  • 16/03/2019 | 19:37

Anulohet manifesti i 29 vjetorit të themelimit të LDK-së në Lipjan

Është anuluar manifesti i 29 vjetorit të themelimit të LDK-së dega në Lipjan, dhe të gjitha aktiviteteve tjera politike, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur kryetari  i Komunës  së Lipjanit, Imri Ahmeti, përshkak të aksidentit të ndodhur në Duhël, ku humbën jetën dy të rinjtë, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmavës.

Njëkohësisht LDK dega në Lipjan shpreh ngushëllimet të sinqerta familjarëve, te rinjve dhe gjithë
qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Me vendim të Kryetarit Imri Ahmeti anulohet manifestimi me rastin e 29 vjetorit të themelimit të LDK-së dega në Lipjan dhe të gjitha aktiviteteve tjera politike.

Duke ndjerë dhimbjen me familjen Retkoceri dhe Tmava me rastin e humbjes së dy djemve të tyre, Leonard Retkoceri dhe Sahit Tmavës të cilët humbën jetën në një aksident në Duhël, është anuluar manifestimi i cili ishte paraparë të mbahet nesër në Restauruat AGI në Lipjan.

Njëkohësisht LDK dega në Lipjan shpreh ngushëllimet të sinqerta familjarëve, te rinjve dhe gjithë
qytetarëve të Komunës së Lipjanit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë