Loading…

Anulohet fluturimi Prishtinë – Helsinki, udhëtarët ankohen

  • 31/07/2021 | 17:43

Anulohet fluturimi Prishtinë – Helsinki, udhëtarët ankohen

Problemet me kthimin e bashkatdhetarëve nëpër vendet e tyre sapo ka filluar.


Operatori MyWings së bashku me agjencionet “Reiseburo Prishtina” “Air Munich” dhe “MySky24” kanë filluar të anulojnë fluturimet duke lënë kështu në tokë me qindra pasagjer.

Fluturimi i paraparë për orën 01:40 është anuluar, ndërsa të gjithë pasagjerët kanë mbetur të bllokuar brenda hapësirave të aeroportit deri pas orës 8 në mëngjes.

Por ky nuk është fluturimi i vetëm i anuluar nga këto agjencione. Ata për datën 31 kanë anuluar gjithsej tre fluturime: Prishtinë – Helsinki, Prishtinë – Dusseldorf dhe Prishtinë – Lyon.

Agjencitë “Reiseburo Prishtina” “Air Munich” dhe “MySky24” kanë qenë edhe më herët të përfshirë në mashtrime me aviobileta me kompaninë Belleair e cila kishte falimentuar dhe kishte lënë në tokë me mijëra pasagjer.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë