Loading…

Anulohen disa udhëtime nga Zvicra në Gjermani

  • 27/03/2023 | 11:05

Anulohen disa udhëtime nga Zvicra në Gjermani

Greva e punëtorëve gjermanë të transportit publik, e nisur nga mesnata e së hënës, do të afektojë udhëtimet mes Gjermanisë dhe Zvicrës.


Të hënën janë anuluar të gjitha fluturimet për në gjashtë qytete të Gjermanisë, ka njoftuar nga kompania e trafikut ajror në Zvicër.

“Të gjitha fluturimet nga Zvicra në Gjermani ishin anuluar për të dielën. Të hënën, udhëtimet nga Zvicra në Frankfurt, Mynih, Shtutgart, Dyseldorf, Hanover dhe Nurenberg janë anuluar, ndërkohë fluturimet do të vazhdojnë në mënyrë të rregullt për në Berlin”, thuhet nga zëdhënësi Michael Steif për 20minuten.

Për pasagjerët njoftohet se do të bëhet rezervim i ri i biletave kurdo që kjo të jetë e mundur dhe do të kontaktohen nga kompanitë e fluturimeve.

Përpos fluturimeve, greva në Gjermani preku të hënën edhe transportin me tren. Siç u tha nga SBB, të gjithë trenat e natës dhe rajonalë për dhe nga Gjermania janë anuluar për shkak të grevës, shkruan 20minuten.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë