Loading…

Antonio Conte mendon për rikthimin e ish futbollistit tek Tottenham

  • 09/02/2022 | 18:34

Antonio Conte mendon për rikthimin e ish futbollistit tek Tottenham

Trajneri i skuadrës londineze, Antonio Conte ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të futbollistit tashmë të transferuar në skuadrën e Brentford, Christian Eriksen, transmeton Gazeta Metro.


Christian Eriksen është rikuperuar plotësisht nga arresti kardiak që e përjetoj verën e kaluar në Kampionatin Europian të vitit 2020 me kombëtaren e Danimarkës.

Conte e kishte takuar Eriksenin në një hotel javën e kaluar dhe deklaroi që nuk kishin biseduar për t’a rikthyer përsëri në Londrën Veriore por që gjërat mund të ndryshojnë në afatin kalimtar veror.

Trajneri Italian ndër të tjera shtoi se: ‘’Padyshim që Eriksen është një pjesë e historisë së Tottenham Hotspur. Për tu rikthyer përsëri normalisht që do të ishte një sfidë e bukur per atë, mua, dhe klubin’’.

Antonio Conte dhe Christian Eriksen kishin punuar së bashku sezonin e kaluar tek skuadra e famshme italiane, Inter ku edhe arritën që të sjellin titullin në Milano pas një periudhe prej më shumë se 9 vjetëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë